Dje në Prishtinë një burrë maroken është therur me thikë dhe të njëjtit i është vjedhur një çantë nga një person i dyshuar.

“Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar”, ka bërë të ditur policia në raport 24 orësh.

Tutje policia ka njoftuar se lidhur me rastin është indetifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar me shtetësi libaneze.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media