Libani ndalon filmin Barbie, “promovon homoseksualitetin dhe shkel vlerat e kombit”

Autoritetet në Liban vendosën të ndalojnë filmin Barbie nga kinematë, duke thënë se filmi “promovon homoseksualitetin dhe shkel vlerat e kombit”.

Ministri i Kulturës, Mohammad Mortada, e ndaloi filmin nga kinematë pasi shtyu datën e daljes së tij në fund të gushtit, duke thënë se bie ndesh me “vlerat morale dhe fetare, si dhe me parimet e Libanit”.

Ministri tha se filmi gjithashtu “promovon devijimin seksual dhe transeksualitetin”.

“Devijimi seksual” është një term që përdoret zakonisht në Lindjen e Mesme për t’iu referuar homoseksualëve.

Ndalimi vjen mes retorikës së shtuar anti-LGBTQ nga disa politikanë dhe zyrtarë qeveritarë në Liban dhe në Lindjen e Mesme më të gjerë.

Kuvajti gjithashtu vendosi të ndalojë filmin Barbie, duke pretenduar se ai përmban “ide që inkurajojnë sjellje të papranueshme dhe një mesazh që shtrembëron vlerat mbizotëruese të shoqërisë”. /21Media

Back to top button