Libri i Leonard Cohen publikohet vitin tjetër
9 Tetor 2017
Ky libër do të publikohet vitin e ardhshëm
Ky libër do të publikohet vitin e ardhshëm
Koleksioni i poemave dhe shënimeve ishte gati për tu mbledhur në muajt para vdekjes së këngëtarit dhe tekstshkruesit, Leonard Cohen.
Ky libër do të publikohet vitin e ardhshëm, ka njoftuar menaxheri i tij, shkruan Independet.
Koleksioni përfundimtar i poezive “The Flame” trajton “flakën dhe mënyrën se si kultura jonë kërcënoi zhdukjen e saj”. Botuesi Canongate tha se është një “kapitull jashtëzakonisht i fuqishëm në karrierën letrare të Cohen-it”.
Sipas Guardian, Cohen zgjodhi dhe caktoi poezitë në muajt para vdekjes së tij në nëntor 2016.
Robert Kory, menaxheri i Cohen dhe kujdestari i pasurisë së tij, tha se vendosja e koleksionit ishte një ambicie kyçe për këngëtarin dhe kompozitorin kanadez./21Media