Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kritikuar Qeverinë Hoti për largimin e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Në interpelancën plenare për largim të reciprocitetit, Aliu tha se këto masa duhet të rikthehen pasi derivojnë nga barazia.

Reciprociteti derivon nga barazia, ajo është që derivon marrëdhëniet. Pabarazia, favoret e diskriminojnë dikë tjetër. Duhet të citoj Sami Frashrin që thotë se privilegjet janë shok të Tiranës, pa barazi nuk ka as liri. Nëse dëshirojmë fqinjësi të mirë e raporte normale me Serbinë ne duhet të vëmë reciprocitetin. Serbia nuk ka obligim të sillet mirë me neve, kur ne nuk e vëmë reciprocitetin me të. Kosova duhet të vendos reciprocitet me Serbinë dhe të kërkoj borxhin për krimet e luftës”, tha deputeti.

Sipas tij, kryeministri Avdullah Hoti po pranon çdo kusht nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.