Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti sot përmes një konference për media ka njoftuar se deputeti Liburn Aliu do të jetë ushtrues detyre i kryetari të Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvend.

I pari i VV-së ka thënë se nuk do zgjedhin kryetar të ri në vend të Rexhep Selimit.

“Tash e tutje grupi parlamentar i LVV-së do të ketë ushtrues detyre deputetin Liburn Aliu, do ta zëvendësojë kryetarin tonë të Grupit parlamentar Rexhep Selimi. Nuk do të zgjedhim kryetar të ri, nuk do të nxitohemi, e kemi kryetarin Selimi. Por funksionalisht detyrën e tij do ta kryejë Liburn Aliu. Dy herë në ditët e fundit kam biseduar me kryetarin e grupit tonë parlamentar Rexhep Selimi”, ka thënë Kurti./21Media