Epiteti i futbollistit më të mirë të turneut i takoi futbollistit Halim Selmanj

Epiteti i futbollistit më të mirë të turneut i takoi futbollistit Halim Selmanj

Ka përfunduar edicioni i 11-të i turneut përkujtimor ndërkombëtar në nderim komandantit legjendar Adem Jashari, që mbahet në kuadër të manifestimeve “Jetojmë me lavdinë tuaj”, e që organizohet nën patronatin e FFK-së.

Fitues i turneut është skuadra kampione e Kosovës, “Liburni” nga Gjakova pas mundi në finale skuadrën fituese të Kupës së Kosovës, Prishtina 01, me rezultat 5:1. Ndërkaq ndeshja për vend të tretë u mbyll me fitoren e Shkupit ndaj Ulqinit me rezultat 6:3.

Ndeshja finale solli një futboll cilësor dhe plotë aksione të shpejta. Ishte Liburni skuadra që shënoi e para në minutën e 8-të përmes Drilon Maxharrajt. Ndërsa në minutën e 11-të gjakovarët shtuan epërsinë në 2:0.

Kryeqytetasit u përgjigjen përmes Agon Ramadanit në minutën e 14-të duke zvogëluar rezultatin në 2:1, me të cilin rezultat edhe u mbyllë pjesa e parë. Me të filluar pjesa e dytë kampio nët e Kosovës shënuan për 3:1 në minutën e 24-t.

Më pas “Liburni” shënoi edhe dy herë. Së pari portieri Alfred Prençi shënoi për 4:1 në minutën e 38-të dhe Selmanaj në minutën e 40-të për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 5:1.

Juria në përbërje Hysni Gjinovci, Arben Zhjeçi e Gani Kosumi, zgjodhën lojtarin më të mirë, shënuesin më të mirë dhe portierin më të mirë.

Epiteti i futbollistit më të mirë të turneut i takoi futbollistit Halim Selmanj. Shënuesi më i mirë shpall Zoran Levevski i Shkupit me 5 gola. Epiteti i portierit më të mirë i takoi anëtarit të Liburnit, Alfred Prençi.