Licencohen Federata e Xhudos dhe Federata e Hendbollit

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku ka nënshkruar licencat e radhës për federatat sportive, sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave.
Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Xhudos, Agron Kuka dhe kryetarit të Federatës së Hendbollit, Eugen Saraçini.
Në vazhdim, sipas njoftimit nga MKRS, pritet të licencohet edhe 11 federata të tjera, ndërkohë që po vazhdon aplikimi nga të gjitha federatat sportive në vend./21Media

Back to top button