Ben Affleck dhe Ana de Armas i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Sipas mediave ndërkombëtare, artistët nuk kanë mundur të qëndrojë më shumë se një vjet bashkë për shkak të qëllimeve të ndryshme që kanë për jetën.

Një burim ka thënë për “People” se Ana nuk dëshiron të qëndrojë më në Los Angeles, ndërsa Ben duhet të qëndrojë pasi fëmijët e tij jetojnë aty.

Ndarja ishte një vendim i përbashkët dhe shumë miqësore. Tani janë në dy pika të ndryshme të jetës, por vazhdojnë të kenë dashuri dhe respekt. Ben po punon, ka tre punë në dorë dhe është një baba i përkushtuar në shtëpi”, ka thënë burimi.

Kujtojmë se Ben dhe Ana u njohën në mars të vitit 2020 dhe kaluan bashkë pushimet në Cuba dhe Costa Rica. Ata poashtu e kaluan edhe karantinën bashkë.