Lidhja e Socialdemokratëve, Vojvodina kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Serbi

Lidhja e Socialdemokratëve – Vojvodina (LSV), ka kërkuar që të përsëriten zgjedhjet në Serbi, për shkak të vjedhjeve që dyshohet se kanë ndodhur.

Këtë e kanë bërë të ditur ata përmes një postimi në facebook.

“Nëse ka pasur vjedhje zgjedhore në Beograd, logjika është se ka ndodhur edhe në Vojvodinë. Ndoshta në një shkallë shumë më të madhe”, ka shkruar LSV në Facebook.

Gjithashtu ata kanë kërkuar që zgjedhjet si në Vojvodinë dhe në të gjithë Serbinë të mbahen në pranverë.

Krejt kjo pasi që sipas tyre në këtë mënyrë ata do t’i ruajnë votat e qytetarëve dhe do të fitojnë besimin e tyre.

“Si e quani faktin që në Ljubovi, 211 votues nga Bosnja dhe Hercegovina ishin të regjistruar vetëm në një adresë shtëpie? Ose se komuna e Mali Zvornikut ka gjithsej 11.000 banorë, 15.795 votues dhe se në Zrenjanin, Novi Beçej dhe Novi Sad ftesat për të votuar i kanë marrë qytetarë që askush nuk i njeh dhe që nuk kanë jetuar kurrë në adresat në të cilat kanë ardhur ftesat”, ka shtuar LSV./21Media

Back to top button