Futbollistët tanë vetëm me fitore mbeten në këtë rang

Futbollistët tanë vetëm me fitore mbeten në këtë rang

Sonte nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të zhvillohet ndeshja e fundit e Ligës C mes Kosovës dhe Moldavisë.
“Dardanët” hynë në këtë ndeshje me qëllimin e vetëm për fitore, e cila do ti mbante në Ligën C.
Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Kosova qëndron në pozitën e tretë me vetëm dy pikë të tubuara, ku ka regjistruar dy barazime dhe tre humbje, kurse Moldavia renditet në pozitën katërt ose të fundit, me vetëm një barazim dhe katër humbje, kështu duke grumbulluar vetëm një pikë.
Zëvendës trajneri i Kosovës Muharrem Sahiti ka theksuar se janë të gatshëm për ndeshjen e sotme, dhe se do ta ndjekin fitoren me çdo kusht, por pa e nënvlerësuar kundërshtarin./21Media