Liga e Kampionëve vazhdon sot me dy ndeshje çerekfinale

Sot mësohen dy gjysmëfinalistët e parë në kompeticionin më të madh në nivel klubesh, Ligën e Kampionëve.

Chelsea – Real Madrid është njëra nga ndeshjet e sotme.

‘Blutë’ e Londrës do kërkojnë të përmbysin rezultatin, pasi ndeshja e parë ndërmjet tyre u mbyll 2:0 në favor të klubit mbretëror.

Reali në anën tjetër luan për fitore pasi kërkon të prek gjysmëfinalen edhe këtë vit.

Takimi tjetër është Napoli – Milan.

Është klubi i Milanit që ka avantazh në këtë ndeshje, pasi e fituan takimin e parë me rezultat të ngushtë 1:0.

Klubi i Amir Rrahmanit do kërkojnë të përmbysin ‘kuqezinjtë’ dhe të kalojnë në gjysmëfinale të këtij kompeticioni për herë të parë.

Të dy takimet zhvillohen sot nga ora 21:00 dhe pritet të na dhurojnë spektakël.

Back to top button