Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka njoftuar se Komisioni për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale sot ka votuar në mënyrë unanime Ligjin Anti-Covid-19.

Sipas procedurës, ky Ligj tash do të procedohet në Kuvend për tu votuar në lexim të parë.

“Faliminderit të gjithë deputetëve pa daliim partie për përkrahjen dhe gatishmërinë e tyre për kontribut të metutjeshëm pêr plotësimin e ligjit sipas nevojave e gjendjes së tanishme me Pandeminë në Kosovë”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e tij “Facebook”.

Ky projektligj është inicuar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani./21Media