Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga MSh dhe IKShPK.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Likaj ka thënë se asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë.

Prandaj, ka kërkuar që të punojnë të gjithë së bashku që të mbajnë në jetë skenarin A.

“Rastet me COVID-19 po rriten përditë!”, ka shkruar Likaj duke bërë apel që të respektohen masat në mënyrë që mësimi të vazhdojë në shkolla.

15 shkolla tashmë kanë kaluar në mësimin online. Por, rreziku është që numri i shkollave që kalojnë në mësimin online të rritet edhe më shumë./21Media