Ministri i Arsimit, Ramë Likaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deklaroi se një numër i konsiderueshëm i nxënësve s’kanë pasur qasje në mësimin online për shkak të mungesës së kushteve, pajisjeve, qasjes në internet apo edhe për arsye të tjera.

Likaj u shpreh se po përgatisin një plan dinamik me një grup punues brenda MASHT-it.

“E kemi krijuar një grup punues brenda MASHT-it për me e hartu një plan dinamik dhe me krijua një udhëzues të ri konform rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së. Së shpejti do ta kemi një plan konkret, ndërsa jemi duke u përgatitur për me u rikthy në bankat shkollore, por duke pasur parasysh rrethanat dhe përvojat e vendeve të tjera. E kemi një buxhet të caktuar për dixhitalizim, që këtyre fëmijëve me ju ofru qasje. Por jemi në kontakt dhe së shpejti do të kontaktojmë edhe rregullatorin e frekuencave për të na mundësuar qasjen 24 orëshe sidomos të tranemtuesit publik, por edhe me ju siguru qasje në internet këtyre femijëve”, deklaroi Likaj./21Media