Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, reagoi pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë.

Ai ka ftuar prindërit, nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollave që të respektojnë masat anti-COVID.

Sipas tij, ata janë të përgatitur për skenarë të tjerë për zhvillimin e mësimit, por asnjëra prej tyre nuk e zëvendëson shkollën.

“Rastet me COVID-19 kanë filluar të rriten. Kosova ka nevojë të mbajë shkollat hapur për fëmijët tanë, sepse asnjë skenarë tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përgatitur edhe për skenarë të tjerë, por ju lutem nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave në përgjithësi, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë”, deklaroi Likaj.