Reperi amerikan, Lil Wayne nderoi Kobe Bryant me një performancë të veçantë në ceremoninë BET Awards, që u mbajt të dielen. Reperi solli disa sekuenca nga momentet më të mira të tij në fushë, e shoqëruar në sfond nga kënga e tij të cilën e kishte publikuar në vitin 2009 për basketbollistin e ndjerë.

Kobe vdiq në janar të këtij viti me vajzën e tij 13-vjeçare, Gigi dhe shtatë persona të të tjerë në një aksident fatal me helikopter.

Po ashtu, Lil Wayne kishte një mesazh për familjen e yllit. “Ngushëllimet e mija shkojnë për Vanessan dhe të gjithë familjen e ‘Black Mamba'” (nofkë me të cilën njihej ylli i basketbollit)./21Media