Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se kanë diskutuar për krijimin e parakushteve për rifillimin e dialogut dhe mundësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Limaj tha se nesër do të diskutojnë me kryeministrin Avdullah Hoti për agjendën e takimit të 27 qershorit në Washington.