Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka uruar shërim të shpejtë kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i infektuar së fundmi me COVID-19.

“Uroj që Mustafa do ta kaloj me sukses edhe këtë sfidë shëndetësore, këtë virus të përmasave globale, që fatkeqësisht ka prekur edhe shumë qytetarë të Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 4.307 raste me Covid-19, prej tyre 94 persona kanë vdekur dhe 2.095 janë shëruar./21Media