Limaj ka një kërkesë për opozitën

Limaj: Është koha për mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare opozitare që të marrin iniciativën për moscion mosbesimi ndaj qeverisë. Sipas tij insitucionet e vendit janë jofunksionale, si dhe që një vit vendi është në krizë politike.

“E tërë kjo klimë më së miri po shpërfaqet tash e sa kohë në parlament, ku ky koalicion qeverisës edhe me afro 90 deputetë të cilët i ka, që disa herë nuk arrin që të ketë kuorum as për votimin e ligjeve të qeverisë së tyre, e po ashtu kemi edhe shumë nga deputetët e këtij koalicioni që edhe janë deklaruar kundër vazhdimit të këtij koalicioni qeverisës.”ka shkruar Limaj në Facebook.

Limaj zgjidhjen e vetme e sheh që të mbahen siç ka shkruar ai zgjedhjet e lira dhe demkratike.

“Prandaj i takon opozitës që të nis iniciativën për mocion mosbesimi për këtë qeveri dhe me këtë t’i hapim rrugë zgjedhjeve””, ka shkruar Limaj./21Media

Back to top button