"Gratë janë shyllë e familjës dhe shoqërisë"

“Gratë janë shyllë e familjës dhe shoqërisë”

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, në nder të 8 marsit- Ditës së Gruas, ka uruar gratë dhe nënat kosovare. Limaj ka përmenduar edhe sakrificën e grave të cilat kanë rënë në altarin e lirisë.

“Të nderuara nëna, motra, gra kosovare, Urime 8 Marsi, Dita Ndërkombëtarë e Gruas. Përkushtimi ynë është fuqizimi i rolit të Gruas në Shoqërinë tonë. Në këtë ditë të shënuar kujtojmë sakrificën e shumë grave të cilat ranë në altarin e lirisë. Urime 8 Marsi”, ka shkruar Limaj.

Limaj ka thënë se gratë janë shtyllë e shoqërisë dhe se është përkushtim i të gjithëve në fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë tonë./21Media