Limaj në pritje të ofertës së PDK-së për koalicon
29 Dhjetor 2020
Nisma Socialdemokrate po pret ofertë nga PDK-ja për koalicion. Kështu ka deklaruar kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj.
“Jemi në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor. Nuk kemi ndonjë ofertë, por tash i mbetet PDK-së që të vendos”, ka deklaruar Limaj gjatë vizitës në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së.
Vendi pritet të shkojë së shpejti në zgjedhje të parakohshme, pasi që Gjykata Kushtetuese mori vendim për rastin e deputeti Etem Arifi, vota e të cilit ishte vendimtare për formimin e Qeverisë “Hoti”./21Media