Limaj flet pas takimit me liderët politik

Limaj flet pas takimit me liderët politik

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj pas takimit të përbashkët të subjekteve politike, të ftuara nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është një situatë alarmante pasi po ndodh një përplasje institucionale më tepër për protagonizëm.

“Ajo që unë e shfrytëzova rastin në takim me u thënë, çka po shoh sot, është ajo që ka ndodhë para dy vitesh por tash është kthyer në një situatë edhe më alaramte. Një përplasje institucionale më tepër për protagonizëm. Fatkeqësisht më tepër ka përplasje të euforive të tyre sesa në argument ose përmbajtja të shqetësimit për interesin e vendit. Ne si Nismë u thamë se nuk duam të marrim pjesë në një përplasje të tillë”, tha Limaj.