Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka uruar suksese Kosovës në sfidën kundër Maqedonisë së Veriut.

Limaj shkruan se vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja më e rëndësishme e Kosovës në futboll, në gjithë historinë e rrugëtimit të saj ndërkombëtar.

“Sonte të gjithë jemi në mbështetje të djemve tanë dhe presim fitoren e kësaj gjysmëfinale të “play-off”-it ndaj Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve për kualifikim në Evropianin 2021. Forca Kosova!”, thuhet ndër të tjera në statusin e Limajt.

Përfaqësuesja jonë do të jetë mysafir i shtetit fqinj në ndeshjen që luhet në Shkup nga ora 20:45.