Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në një konferencë për media pas arrestimit dhe nisjes së anëtarit të kësaj partie, Jakup Krasniqi, për në Hagë ka thënë se s’ka pasur nevojë që Dhomat e Specializuara të veprojnë me forca aq të mëdha policore.

“Ne si Nismë gjithmonë kemi qenë pa ekuivokë dhe pa kompromis në shërbim të drejtësisë. Kemi qenë gjithmonë në interesat e drejtësisë”, ka thënë Limaj.

Ai tutje ka bërë apel te institucionet dhe qytetarët të jenë të bashkuar në rrugën e drejtësisë, duke shtuar se arrestimi i Krasniqit është një goditje e rëndë.

Valon Hasani, avokat i Jakup Krasniqit, ka njoftuar se klienti i tij është arrestuar me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe se është nisur tashmë për në Hagë./21Media