Limaj: Sot po realizohet një nga amanetet e mijëra burra e grave të shumë brezave
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka quajtur moment historik vendimin e Kuvendit të Kosovës për të lejuar pjesëmarrjen e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë territorit të Republikës sonë dhe krah trupave Amerikane.
Përmes një statusi në Facebook, Limaj ka thënë se sot po realizohet një nga amanetet e mijëra burra e grave jo vetëm të këtij brezi, por edhe brezave të mëhershëm, të cilët kanë bërë të mundur lirinë e Kosovës.
“Nuk ka privilegj më të madh dhe një ushtri nuk mund të jetë më e nderuar dhe rrallë ndodhë që një Ushtri e re, me ushtarë të lirisë, që do të marrin pjesë në misione fisnike krah ushtrive të vendeve mike, do të kujtojnë më lavdi e respekt se komandanti i parë i kësaj ushtrie ishte Adem Jashari, komandanti legjendar. Lum për ata djem e vajza që do të veshin uniformën e Ushtrisë së Kosovës në misione paqeruajtëse krah Ushtrisë Amerikane”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Urime, Kosovë!
Vendimi i sotëm i Kuvendit të Kosovës për të lejuar pjesëmarrjen e Ushtrisë sonë në misione paqeruajtëse…
Posted by Fatmir Limaj on Tuesday, 5 January 2021