Sot bëhen 2 vjet  nga vdekja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit. Me këtë rast kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kujtoi Vokrrin.duke thënë se “me talentin e tij,aii u bë burim frymëzimi për gjenerata të tëra sportistësh ndërsa si kryetar i FFK-së, Vokrri ishte më meritori për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA”.

Dy vite pa legjendën dhe emblemën e futbollit shqiptar! Sot bëhen dy vjet nga vdekja e ikonës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri. Në këtë ditë kujtojmë legjendën e futbollit shqiptar i cili na ka bërë të gjithëve krenarë me paraqitjet e tij në fushat e blerta. Me talentin e tij, Vokrri u bë burim frymëzimi për gjenerata të tëra sportistësh. Si kryetar i FFK-së, Vokrri ishte më meritori për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. I përjetshëm kujtimi për ty, Fadil”, shkroi Limaj në Facebook.

 

Në nderim të veprimtarisë së Vokrrit, sot ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, vendosi kurora me lule te varri i tij. /21Media