Po diskutohet për Platformën

Po diskutohet për Platformën

Bashkëkryesyesi i Delegacionit Shtetëror për Dialog me Serbinë, Fatmir Limaj ka thënë se Platforma është dokument i përgatitur nga Delegacioni Shtetëror. Më tej Limaj ka thënë se nëse ka vullnet mund të vazhdohet debati për Platformën.

“Po bëjmë lojë fjalësh. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Prandaj diskutimi për platformën është një çështje krejt ndryshe nga projektligji”, ka thënë Limaj në seancën e sotme.

Limaj ka thënë se tema për platformën është shumë më rëndësi për vendin. Ai ka insistuar se procedurat parlamentare janë respektuar dhe se zhagitjet nuk janë në interes të vendit.

Deputetët e LDK-së dhe ata të VV-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.