Lind foshnja me gjatësi 60 cm dhe me peshë 7,3 kg

Një foshnjë e gjatë rreth 60 cm dhe me peshë 7,3 kg ka lindur në Brazil.
Nëna Cleidiane Santos dos Santos, 27 vjeç, lindi djalin Angerson me prerje cezariane të mërkurën më 18 janar, në Spitalin Padre Colombo në Parintins, shteti Amazonas.
Santos ishte në spital për një konsultë rutinë, por mjekët e kuptuan se foshnja e palindur ishte shumë e madhe për ta mbajtur për një periudhë të plotë.
Angerson, i cili po mbahet në një inkubator në një gjendje “të qëndrueshme”, besohet të jetë foshnja më e madhe e lindur në shtetin Amazonas me gjatësi 59 cm.
Mësohet se si nëna ashtu edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Fëmija vendos një rekord të ri në shtet, i përditësuar për herë të fundit në vitin 2011 nga një djalë që peshonte 13 kilogramë dhe me gjatësi më pak se 60 cm.
Foshnja më e madhe e lindur ndonjëherë natyrshëm ishte Anna Bates në Itali në vitin 1955, me peshë 10.2 kg.

Back to top button