Këngëtarja e njohur Linda Hakaj ka sjell një ripërpunim të këngës së famshme “Mërgim”.

Kjo këngë është interpretuar nga Ramadan Krasniqi vite më parë, shkruan rtv21.tv.

Tekstin e këngës e ka shkruar Hivzi Krasniqi dhe është kompozuar nga Afrim Macula.

“Mërgim” vjen edhe me videoklip, i cili i është realizuar nga produksioni “Labia”.

Linda Hakaj është këngëtare e njohur, që ka pasur mjaft shumë suksese nëpër koncerte e shfaqje operistike si në  vend ashtu edhe jashtë vendit./21Media