Sinan Vllasaliu po vazhdon të jetë aktiv me projekte të reja muzikore, shkruan rtv21.tv

Përmes rrjeteve sociale ai ka paralajmëruar se së shpejti do e sjell një këngë të re, për të cilën nuk ka dhënë shumë detaje, veç se ka treguar se kënga e re titullohet “Linda, Linda”.

“Hala te Du” titullohet projekti i fundit i Sinanit të cilin e solli në bashkëpunim me Vjollca Haxhiun.

Ky bashkëpunim është publikuar në muajin dhjetor dhe deri tani numëron mbi 1 milionë klikime./21Media