Fëmija më i rëndë që lindi ndonjëherë në atë spital

Fëmija më i rëndë që lindi ndonjëherë në atë spital

Sjellja e një fëmije në botë është përvoja më e shpërblyer dhe e mrekullueshme në jetën e një nëne. Por nënat gjithashtu e dinë se lindja mund të jetë trishtuese dhe e dhimbshme. Megjithatë, një grua zgjodhi të heqë dorë nga lehtësimi i dhimbjeve, ajo lindi një djalë që peshonte rreth 5.6 kilogramë.

Nikki Bell, 28 vjeç, lindi një djalë në Spitalin Blacktown në Australi më 1 nëntor dhe mjekët u tronditën nga pesha e tij.

Parker Bell ishte fëmija më i rëndë që lindi ndonjëherë në atë spital, transmeton rtv21.tv.

Ai peshonte më shumë se dyfishi i peshës së të sapolindurve, që është 2.5 kg dhe 4 kg.

Mjekët thanë se Nikki bëri shumë mirë, pasi që ajo nuk kërkoi lehtësim dhimbje gjatë lindjes, e cila zgjati 2 orë e gjysmë. Kjo është e mirë, duke pasur parasysh se disa nëna vuajnë nga dhimbjet deri në 15 orë.

Megjithatë, Nikki lindi djalin “gjigant”, fëmijën e dytë pa asnjë komplikim./21Media