Djali lindi nga mitra që gjyshja e tij i dhuroi nënës

Djali lindi nga mitra që gjyshja e tij i dhuroi nënës

Mund të duket si çdo foshnje tjetër. Por, një foshnje e gjinisë mashkullore është i pari në botë që lindi pas një transplanti mitre të kryer nga një robot.

Me peshë prej 2.7 kg foshnja erdhi në jetë me anë të lindjes cezariane të hënën dhe raportohet se është i shëndetshëm. Gruaja e paidentifikuar që lindi foshnjën është nga Suedia.

Kjo është hera e parë që një foshnje vjen në botë nga një transplant mitre të kryer nga një robot.

Deri tani janë bërë 39 transplante mitre, duke përdorur një dhurues që jeton, duke përfshirë dhe nëna që i kanë dhënë mitrën vajzave të tyre. Por, vetëm 11 foshnja kanë lindur nga këto transplante.

Ndërkohë, 10 transplante nga një donator i vdekur kanë dështuar dhe një ka rezultuar në abort.

Dhjetorin e kaluar, një vajzë e vogël u bë e para që ka lindur pas një transplantimi nga një donator i vdekur. Por, rasti i fundit shënon një hap tjetër. Procedura është bërë duke përdorur një robot.

“Është një ndjenjë fantastike të sjellësh në jetë një fëmijë të tillë të veçantë dhe të dëshiruar,”, tha mjekja Pernilla Dahm-Kähler.

Djali lindi nga mitra që gjyshja e tij i dhuroi nënës. Donatori është operuar me ndihmën e robotëve, raporton oranews.