Lindita pjesë e kompanisë së njohur “Universal Music”

Lindita pjesë e kompanisë së njohur “Universal Music”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Lindita Halimi, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë është në menaxhim të kompanisë së njohur “Universal Music”.

Lindita këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan rtv21.tv

 

Ndryshe, më 3 prill ka publikuar një projekt të ri muzikor në gjuhën shqipe. Balada e titulluar “Gur” është pritur mjaft mirë nga fansat e saj./21Media