Ndonëse shumë mërgimtarë kanë anuluar vizitat e tyre në Kosovë për shkak të pandemisë, një gjë e tillë nuk e ka ndalur këngëtaren e njohur, Lindita Halimi që të vijë në Kosovë.

Lindita e cila aktualisht po jeton në Amerikë, ku atje ka krijuar familje dhe ka një vajzë pas shtatë vjetësh po viziton vendlindjen.

Këtë këngëtarja e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale./21Media