Lingard dakordohet me klubin

Futbollisti ka pranuar ofertën e United për vazhdimin e kontratës

Jesse Lingard do të qëndrojë edhe për katër vite të tjera te Manchester United, pasi që lojtari ka rënë dakord me klubin për vazhdimin e saj.

Sipas Sky Sports, me kontratën e re Lingard do të ketë trefishim të pagës e cila do të arrijë deri në 100 mijë funte në javë, që i bie se në vit ai do të marrë rreth 5.2 milionë funtem.

Lingard ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e vjetër dhe United nuk ka dashur që të rrezikojë ta humbasë lojtarin, duke i ofruar atij një marrëveshje të re.

Back to top button