Trafiku urban në Prishtinë njofton banorët e rrugës “Muharrem Fejza” se gjatë kohës që rruga është e bllokuar autobusët e linjës 3 do të devijojnë qarkullimin drejt Rrugës “B” për të vazhduar në rrugën “Enver Maloku” deri në piken përfundimtare tek rrethi Mati 1.

Gjatë nisjes nga Lagjja Mati 1, nuk do të ketë ndryshime nga rrugëtimi i rregullt i Linjës 3.

Kujtojmë se punimet në këtë rrugë kanë filluar dy ditë më parë./21Media