Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti njoftoi se në vigjilje të 12 Qershorit,Ditës së Çlirimit të kësaj komune, janë anuluar të gjitha aktivitetet që janë paraparë të mbahen.

“Për shkaqe të pandemisë COVID-19, dhe pas rastit të fundit të shfaqur në Lipjan, Komuna e Lipjanit ka vendosur që të anulohen të gjitha aktivitetet e parapara të mbahen me 12 Qershor“, shkroi ndër të tjera në Facebook Ahmeti,

Tuje i pari i Lipjanit bërë apel te qytetarët se edhe pas lirimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë, të vazhdohet me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK-së dhe autoriteteve komunale për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. /21Media