Liqeni i Komanit, një nga bukuritë shqiptare që shijohet në mënyrë të veçantë, duke shkuar në Liqenin e Shalës apo në Valbonë, nuk i ka shpëtuar fenomenit të ndotjes.

Fatkeqësisht mbetjet urbane në mënyrë të veçantë apo edhe mbetje të lëndeve drusore vihen re lirisht me sy në disa zona të liqenit nga Komani në Fierzë.

Mes të tjerash, lumi në shumë zona është i mbushur edhe me mbetje plastike.

Njësitë administrative nga ku vijnë shumica e mbetjeve i përkasin bashkive të ndryshme dhe deri tani nuk kanë krijuar gatishmëri dhe përgjegjësi për të marrë situatën nën kontroll.

Situata kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet lokale dhe qendrore e po ashtu edhe ndërgjegjësim nga qytetarët dhe bizneset që shpesh janë shkaktarët kryesorë të ndotjes./vizionplus