Klubi i Liria nga Prizreni ka zyrtarizuar transferimet e Blendi Memajt, Ilir Mustafës dhe Qëndrim Gashit.

Memaj dhe Mustafa kanë zgjedhur të rikthehen në klubin prizrenas, ndërsa Gashi e ka vazhduar kontratën me Lirinë. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen zyratre të klubit në Facebook.

“Me këto prurje dhe rinovimin, besoj jemi në rrugë të mirë të përmbyllim zbrazëtirat që kemi”, ka thënë kryetari, Qemal Krasniqi.

Gjithashtu, Liria ka premtuar edhe risi tjera në ditët e ardhshme. /21Media