Liridona Shehu shpërblehet me çmim në edicionin e 52-të të Festivalit të Teatrove

Aktorja Liridona Shehu u shpërblye me çmim në edicionin e 52-të të Festivalit të Teatrove Ferizaj.
Njoftimi u bë nga faqja zyrtare e teatrit “Bekim Fehmiu”.
Shehu u shpërblye me çmim special të jurisë për rolin e saj në shfaqjen “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër”.
“Në edicionin e 52 të “Festivalit të Teatrove Ferizaj”, aktorja e teatrit tonë Liridona Shehu u shpërblye me Çmim Special të jurisë për rolin në shfaqjen “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, FTF shënoi edicionin e 52-të këtë vit, ku për shtatë ditë me radhë dhuroi program të zgjedhur./21Media

Back to top button