Prokuroria është duke i vazhduar hetimet në lidhje me këtë rast

Prokuroria është duke i vazhduar hetimet në lidhje me këtë rast

12 persona të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që janë ankuar për reaksione alergjike teksa po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, janë liruar nga Klinika Infektive e QKUK-së në Prishtinë.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Pas trajrimit disa ditësh në Klinikën Infektive, të gjithë janë liruar ditën e premte nga Klinika Infektive”, ka thënë Fazliu për rtv21.tv.

Më 13 tetor, 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë ankuar për gjendjen e tyre shëndetësore dhe më pas 12 prej tyre kanë përfunduar të shtrirë në spital.

Mostrat e zarfeve me votat nga Serbia, sipas Prokurorisë së Kosovës, kanë përfunduar për ekzaminim në një laborator të një shteti evropian, por nuk tregohet se në cilin vend.

Zgjedhjet e parakohshme paralmentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Sipas rezultateve preliminare nga numërimi i votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës./21Media