Lirohet Gjesti

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është liruar nga paraburgimi.
Gjesti, para gjykatës ka deklaruar se veprimet për të cilat dyshohet i ka kryer në gjendje emocionale dhe ka kërkuar falje për rastin.
Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Gjesti ka kërkuar falje të dëmtuarit dhe gjykatës, duke thënë se gjithë veprimet e tij i ka ndërmarrë në afekt.
“Pajtohem me deklarimin e avokatit tim, dua ta njoftoj gjykatën se jam në ankth, kam vepruar në gjendje të afektit. I kërkoj falje gjykatës, prokurorit si dhe palës së dëmtuar”, ka deklaruar Kelmendi gjatë seancës.
Ndërkohë, mbrojtja e tij ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, duke argumentuar se nuk ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.