Është liruar në procedurë të rregullt mjeku nga Podujeva Ibrahim Hoti, i cili ishte ndaluar të enjten.

Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore Prishtinë me një komunikatë për media.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se i dyshuari-mjeku me inicialet I.H., i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore.

Mjeku nga Podujeva Ibrahim Hoti ishte ndaluar, pasi kishte refuzuar t’u ofrojë shërbime pacientëve pas orarit të punës./21Media