Ajo u lirua nga spitali të premten

Ajo u lirua nga spitali të premten

Alye Gunduz, 93-vjeçare nga Turqia u lirua nga spitali i Stambollit, pasi u shërua nga virusi vdekjeprurës. Ajo kishte qëndruar në spital për dhjetë ditë. Shërimi i 93-vjeçares u ka dhënë shpresë mjekëve në këtë spital, të cilët po ballafaqohen me këtë shpërthim që po kërcënon vendin.

“Është shpresëdhënëse sepse pacientët në këtë moshë dhe me sëmundje kronike janë më të rrezikuar të mos shërohen, sepse janë në rrezik më të madh nga koronavirusi”, tha mjeku kryesor i atij spitali, Zekayi Kutlubay, transmeton 21Media

93-vjeçarja ishte dërguar në spital më 31 mars, meqë kishte temperaturë të lartë dhe dhimbje në stomak. Ajo u lirua nga spitali të premten./21Media