Aishwarya Rai Bachchan është lëshuar nga spitali pasi ka provuar negativisht për Covid-19.

Aktorja indiane, ish-Miss Bota dhe një nga fytyrat më të famshme të Bollyqood, u lirua nga spitali i Mumbai në Nanavati së bashku me vajzën e saj, Aaradhya të hënën.

Burri i saj Abhishek Bachchan në Twitter ka falënderuar njerëzit për “lutjet e vazhdueshme dhe dëshirat e mira”.

Ai dhe babai i tij, Amitabh Bachchan, gjithashtu aktorë të njohur, mbeten në spital, përcjell portali rtv21.tv

Të dy u shtruan në spital në fillim të këtij muaji pasi rezultuan pozitiv për koronavirusin.

“Aishwarya dhe Aaradhya kanë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali. Ato tani do të jenë në shtëpi. Babai im dhe unë mbetemi në spital nën kujdesin e stafit mjekësor.”,  shkroi Bachchan.


Agjensia lokale e lajmeve ANI ka postuar pamjet e nënës dhe vajzës që largohen nga spitali

Amitabh Bachchan, 77 vjeç, një superyll i Bollywood-it që ka arritur famë globale gjatë karrierës së tij të gjatë dhe ilustruese, ka bërë të ditur në Twitter se kishte testuar pozitivisht për virusin

Edhe djali i tij Abhishek po atë ditë konfirmoi se ai, gruaja tij 46-vjeçare Aishwarya dhe vajza tetë vjeçare Aaradhya kishin rezultuar gjithashtu pozitiv.

Që nga fitimi i kurorës së  Miss World në 1994, Aishwarya është bërë një modele jashtëzakonisht e suksesshme dhe fituese e shumëfishtë e çmimeve në Bollywood si aktore.

Indianët janë lutur vazhdimisht për shëndetin e familjes Bachchan/21Media