Sot është liruar nga paraburgimi ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, avokati Tomë Gashi.

Tomë Gashi ka postuar disa fotografi të Zharkut, ku edhe e ka dhënë lajmin për lirim e tij.

Ish-kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku ishte arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar në Aeroportin e Prishtinës nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare në periudha të ndryshme kohore në kohën sa ka qenë kryetar i Komunës së Kaçanikut.

Lirohet XHABIR ZHARKU!

Posted by Tomë V. Gashi on Wednesday, 17 June 2020