Lisi zë dy persona në Istog, njëri vdiq

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar, si pasojë e rrëzimit të një lisi, derisa kanë qenë duke prerë dru në pyll.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:00 në Istog.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa personi tjetër i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës.

“Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutine Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button