Lista e laboratorëve privat të licencuar për kryerjen e testeve për Covid-19

 

Ministra e Shëndetësisë sot ka bërë publike listën me emrat e laboratorëve të licencuar për kryerjen e testeve për Covid-19.

Përmes një komunikate të dërguar për media bëhet e ditur se, bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore deri tash ka shqyrtuar 34 aplikacione (prej mbi 100 sa kanë aplikuar) të institucioneve private shëndetësore, të cilat kanë bërë kërkesa për lejimin e shërbimit të testimeve për SARS-Cov 2.

“Nga aplikacionet e shqyrtuara për testime molekulare dhe serologjike për SARS Cov-2, Bordi ka konstatuar se në bazë të dëshmive të prezantuara në aplikacion, 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2.Prej 29 ISHP të licencuara, 27 do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera (me bold në tabelën 1) do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR)”, ka njoftuat Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se Bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore, do të vijoj me shqyrtimin edhe të aplikacioneve të tjera gjatë gjithë javës.

Më poshtë e gjeni lista e institucioneve të cilat janë lejuar për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2.

 

Në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë. bëhet e ditur se nga nesër, Inspektorati Shëndetësor, do të kryejë inspektime në institucionet të cilave u është lejuar kryerja e testimeve, për të inspektuar gatishmërinë e tyre për t’i kryer testimet dhe verifikuar të dhënat e prezantuara nga këto institucione. /21Media 

Back to top button