Të mërkurën mbrëma u mbajt një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës ‘country’ – Country Music Association (CMA) Awards 2020.

Yjet nga Miranda Lambert e deri të Keith Urban ishin të pranishëm në këtë mbrëmje, ndërsa po prezantohej nga Reba Mc Entire dhe Darius Rucker.

Lambert ishte e nominuara kryesore, e cila fitoi shtatë çmime, ndërsa Luke Combs dhe Dan + Shay’s Dan Smyers me gjashtë nominime secili.

Lista e plotë të fituesve në CMA Awards:

Ngjarja muzikore e vitit: “I Hope You’re Happy Now”, Carly Pearce dhe Lee Brice

Videoja muzikore e vitit: “Bluebird”, Miranda Lambert

Muzikanti i vitit: Jenee Fleenor

Kënga e vitit: “The Bones”, Maren Morris

Artisti i ri i vitit: Morgan Wallen

Dyshja e vitit: Dan+Shay

Grupi i vitit: Old Dominion

Albumi i vitit: “What Your See Is What You Get”, Luke Combs

Artistja femër e vitit: Maren Morris

Artisti mashkull i vitit: Luke Combs

Argëtuesi i vitit: Eric Church.

Kujtojmë se Lee Brice, këngëtari i njohur i muzikës ‘country’, nuk performoi në CMA Awards të mërkurën, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19./21Media