Lista Serbe: Kërkojmë nga KFOR-i dhe Eulex-i hetim të menjëhershëm

Pas shpërthimit të fuqishëm në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit ka reaguar Lista Serbe e cila e ka dënuar këtë akt.
Përmes një postimi në Facebook, thuhet se ‘ky sulm ka rrezikuar ujësjellësin e qytetarëve tanë dhe ka shkaktuar trazira për serbët në veri të Kosovës’.
“Ne duam të konstatojmë qartë se ky akt është absolutisht kundër interesave të popullit serb dhe kërkojmë nga KFOR-i dhe Eulex-i hetim të menjëhershëm lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e tyre.